TURQI- Një makinë bombë ka goditur një shtab të policisë në juglindje të Turqisë, duke vrarë gjashtë persona dhe plagosur së paku 39 të tjerë. Mësohet se nga sulmi ndaj një ndërtese të shërbimeve publike të komisariatit dhe ndërtesës ku banonin punonjësit e policisë së rajonit Çinar në qytetin Diyarbakir me anë të shpërthimit të një automjeti, humbën jetën 6 persona, mes tyre edhe një foshnjë 5 muajshe.

Theksohet se në mesin e viktimave gjenden edhe dy fëmijë 4 dhe 12 vjeçar. Trajtimi mjekësor për 39 personat e plagosur vazhdon nëpër spitalet e qytetit Diyarbakir.

Zyrtarët kanë fajësuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit për sulmin.

Në provincën Diarbakir kanë ndodhur përleshje të dhunshme midis separatistëve kurdë dhe ushtrisë turke në muajt e kaluar. Sulmi i fundit vjen pak ditë pas një shpërthimi vetëvrasës në qendër të Stambollit, i cili ka lënë të vrarë 10 persona. Për këtë sulm, autoritetet kanë fajësuar militantët e Shtetit Islamik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: