Një makinë bombë shpërtheu në një treg perimesh në qytetin verilindor sirian Ras al Ain pranë kufirit me Turqinë, që sipas njoftimeve shkaktoi vdekjen e disa personave dhe plagosjen e disa të tjerëve, siç njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Dy fëmijë ishin midis të vrarëve ndërsa nëna e tyre u plagos në shpërthim, tha SANA, duke shtuar se shpërthimi shkaktoi gjithashtu vdekjen e disa luftëtarëve të mbështetur nga Turqia.

Turqia, e cila është aleate me disa grupe kryengritëse që kundërshtojnë Presidentin Sirian Bashar al-Assad, mori nën kontroll qytetin në vitin 2019 në një ofensivë për të zmbrapsur luftëtarët kurdë sirianë, që Ankaraja i konsideron si grup terrorist.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb