Një sulm me bombë është shënuar në Dhusamareeb të Somalisë, ku si pasojë 12 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë kanë mbetur të vdekur.

Mes të vrarëve është dhe Abdirashid Abdunur, kreu i agjencisë së inteligjencës në Dhusamareeb.

Grupi i armatosur, al-Shabab, të cilët njihen për lidhjen me al-Kaidën, morën përgjegjësinë e sulmit.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur udhëheqësit politikë të shtetit janë takuar në Dhusamareeb, për të arritur një marrëveshje në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen së shpejti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb