Në provincën Baglan në veri të Afganistanit, katër persona humbën jetën në një sulm ndaj ndërtesës së selisë së policisë me një automjet të mbushur me bomba.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Baglan Javid Basharat, në një deklaratë për shtyp tha se Departamenti i Policisë Provinciale të Baglanit u sulmua me një automjet të mbushur me bomba.

Duke deklaruar se tre roje sigurie dhe një civil humbën jetën në sulm, Basharat deklaroi se gjithashtu u plagosën 20 civilë dhe tetë roje sigurie.

Basharat gjithashtu theksoi se pas sulmit me bombë, sulme të armatosura u kryen në pjesë të ndryshme të qytetit dhe sulmuesit u neutralizuan.

Dëshmitarët okularë pretenduan se numri i vdekjeve në sulme ishte mbi dhjetë dhe se shumë shtëpi dhe vende pune ishin dëmtuar si pasojë e sulmit.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmet dhe pretenduan se vranë 41 roje sigurie

Teksa nga njëra anë vazhdojnë përpjekjet për të siguruar stabilitetin në vend, nga ana tjetër, sulmet ende vazhdojnë.

Sipas qeverisë afgane, dhuna është rritur në vend për rreth një muaj që kur forcat e huaja filluan të tërhiqen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb