STAMBOLL– Të paktën dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm nga një sulm me bombë në rajonin e policisë së Stambollit, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu.

Bomba ishte fshehur në një automjet dhe shpërtheu në distriktin e Sultanbeyli. Në rajonin e policisë, pak orë më vonë u dëgjuan të shtëna me armë.

Askush nuk e ka mbajtur përgjegjësinë e sulmit, por Partia e Punëtorëve Kurdë (PKK) ka kryer disa akte sulmesh ndaj forcave të sigurisë. Po sot, është dëgjuar një shpërthim edhe pranë konsullatës amerikane në këtë qytet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: