Katër persona janë vrarë në Burundi, Afrikë, gjatë një sulmi me granatë në një lokal në kryeqytetin e vendit, Bujumbura.

Në mesin e viktima ishte edhe një fëmijë, i cili ishte duke shitur vezë të ziera. Dhjetë persona të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të ngjashëm ditën e shtunë.

Agresori i sulmit në lokal ka qenë i maskuar dhe nuk është kapur ende.

Që nga prilli i vitit 2015, më shumë se 400 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes mbështetësve të opozitës dhe policisë në vend. Shkak është bërë presidenti Pierre Nkurunziza, i cili ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të tretë.

Bashkimi Afrikan po përpiqet të bindë presidentin që të pranojë vendosjen e paqeruajtësve të Misionit të Bashkuar Afrikan, por presidenti ka refuzuar me argumentin se ky është një pushtim. Sakaq, mbështetësit e opozitës kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: