MAL I ZI- Ish-deputeti i Kuvendit të Malit të Zi Sasha Markoviçi u vra sot në një pritë në Budva, njoftoi mediat në Podgoricë. Markoviç, 48 vjeç u vra pranë shtëpisë së tij në një nga fshatrat pranë Budvës nga një person i paidentifikuar ende bëri të ditur policia Malazeze.

Sipas tyre, ish anëtari i Aleancës Liberale të Malit të Zi (SNP) është sulmuar me predhë teksa ndodhej në makinën e tij. Prokurori i shtetit të malit të zi ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa po kryhen hetime intensive nga autoritetet vendase.

Sasha Marković ka qenë anëtar i Aleancës Liberale të Malit të Zi (SNP) që nga fillimi i tij, drejtor i radios së pavarur “Free Mali i Zi”, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, deputet në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe parlamentin e ish-Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMZ).

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: