IRAK

Tre raketa u rrëzuan mëngjesin e kësaj të diele afër ambasadës amerikane në Baghdad të Irakut.
Sipas mediave ndërkombëtare nuk pati të plagosur por vetëm dëme të vogla materiale.

Nuk dihet ende nëse në shënjestër ka qenë pikërisht ambasada amerikane, ka qenë vetëm një kërcënim apo shënjestër ka qenë dikush tjetër.
Autoritetet irakiane morrën menjëherë masat duke vendosur trupat amerikane në zonën e gjelbër.

Iraku tashmë është bërë një fushë betejë mes SHBA nga një anë, Iranit nga ana tjetër apo dhe ISIS. Prej fillimit të këtij viti SHBA me një sulm ajror vrau gjeneralin iranian Qassem Soleimani në Baghdad ndërsa po Irani iu përgjigj me një sulm në Baghdad duke hedhur dy raketa balistike afër një baze ushtarake amerikane që nuk la viktima por 109 ushtarakë me trauma në tru. Prej tetorit të 2019 ky është sulmi i 19-të ndaj ambasadës amerikane në Baghdad ise trupave amerikanë të dislokuar në Irak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb