Një sulm me raketa është kryer në qytetin perëndimor të Ukrainës, Chortkiv, nga ku është shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak dhe janë plagosur 22 persona, ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Ternopilit.

Volodymyr Trush tha se mbrëmjen e kaluar, katër raketa kishin goditur qytetin duke dëmtuar katër ndërtesa banimi, shkruan BBC.

“Nuk kemi viktima, por 22 persona u dërguan në spital me lëndime, duke përfshirë një fëmijë 12-vjeçar”, tha Trush në një konferencë në internet.

Ai shtoi se raketat janë lëshuar nga një anije luftarake në Detin e Zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb