JAPONI

Një grup nxënësish që prisnin autobusin u sulmua me thikë nga një person në një qytet në jug të Tokios. Së paku 18 vetë u plagosën në një rrugë të banueshme në qytetin Kavasaki, ndërsa një 12-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë të vdekur.

I arrestuari, rreth 50 vjeç therri veten me thikë, përpara se të dorëzohej te autoritetet. Mirëpo, agresori i dyshuar vdiq nga plagët. Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se 16 nga të plagosurit janë nxënëse. Policia gjeti në vendngjarje 2 thika.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ndodhet në Japoni në një vizitë shtetërore, shprehu lutje dhe keqardhjen e tij për viktimat.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: