QUEBEC 

Të paktën dy persona janë vrarë me thikë për vdekje në qytetin kanadez të Quebec nga një burrë i armatosur me shpatë dhe i veshur me rroba mesjetare, thotë policia.

Pesë persona të tjerë u plagosën. Një burrë rreth të 20-ave u arrestua pak para orës 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT), thanë oficerët, raporton BBC.

Policia ka këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, ndërsa për ngjarjen po zhvillohet një hetim. Sulmi ndodhi në lagjen historike të Vjetër Quebec.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas arrestimit të agresorit pranë parkut të biznesit Espace 400e, burri u dërgua në spital. Gazetarët në vendngjarje kanë postuar në Tëitter foto të një komande të policisë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Quebec.

Ende nuk është e qartë se përse ka ndodhur ky sulm me thika. Kujtojmë se Franca është një tjetër shtet i madh, që u godit nga disa sulme terrori, por nuk dihet nëse edhe ngjarjet në Kanada kanë apo jo lidhje me terrorizmin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb