KINE

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë plagosur si pasojë e një sulmi më thikë në Kinë. Mediat vendase raportojnë se ka një 25-vjecar ka goditur me thike kalimtarët në rrugë në Kinën lindore shumë afër Wuhan-it.

Shkaqet e sulmit të tmerrshëm nuk dihen. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite në rrugët e Anqing , një qytet 1,200 km në jug të Pekinit në Provincën Anhui.
Shërbimi i sigurimit shtetëror të qytetit njoftoi se po zhvillohet një hetim për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë që ndodhi në një trotuar në një rrugë tregtare.

Kujtojmë se në prill, një burrë goditi me thikë dy fëmijë dhe plagosi 16 të tjerë në një kopsht në Kinën jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb