Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, në stacionin e metrosë Gare de l’Ouest në rrethin Molenbeek-Saint-Jean të Brukselit, pasi një burrë sulmoi qytetarët me thikë.

Mediat e huaja shkruajnë se autori plagosi disa qytetarë dhe u arrestua më pas. Hetimi është duke vijuar nga Drejtoria Federale e Hekurudhave të Policisë, por nuk dihen të tjera detaje.

“Isha në një kamionçinë. Papritmas dëgjova dikë që ulërinte dhe pashë një burrë që i ngulte një thikë në fyt një gruaje. Ne nuk dinim çfarë të bënim. Gruaja kishte gjakderdhje. Atëherë policia arriti dhe na evakuuan nga zona”, tha një dëshmitar.

Një zëdhënës i policisë tha se sulmi nuk kishte gjasa të ishte një veprim terrorist, por më tepër një veprim i bazuar në motive personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb