Një person i armatosur me thikë ka therur katër persona në stacionin e trenave në Frankfurt dhe më pas është arratisur.

Sulmi ka ndodhur këtë pasdite në stacionin Hauptwache të qytetit gjerman, ndërsa bëhet e ditur se katër persona kanë marrë lëndime.

Tani për tani nuk dihet motivi i sulmit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë oficerë të policisë dhe shpëtimtarë.

Gjermania është tronditur nga sulmet terroriste sivjet, duke bërë që të kritikohet politika e dyerve të hapura ndaj emigrantëve e kancelares Angela Merkel.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: