Policia lokale ka informuar se dy persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë.

Departamenti i Policisë në San Jose ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter” se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë.

Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë janë njoftuar për dy viktima.

Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’iu shmangur motit të ftohtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb