Dhjetë persona u goditën me thikë në një tren në Tokio nga një burrë mbrëmjen e së premtes.

Departamenti Zjarrfikësve të Tokios iu përgjigj një telefonate në orën 8:38 pasdite, dhe gjeti viktima me njolla gjaku kur mbërritën në vendin e ngjarjes. Të gjithë personat ishin të vetëdijshëm dhe një person u largua vetë, tha departamenti. Fatmirësisht, asnjë vdekje nuk është raportuar.

Sipas transmetuesit publik japonez, NHK, i dyshuari shkoi në një dyqan aty pranë dhe u dorëzua, duke i thënë nëpunësit, “Unë jam i dyshuari për krimin që po luan në lajmet tani. Jam lodhur duke vrapuar.”

NHK raportoi se i dyshuari duket të jetë rreth të 30 -ave dhe nëpunësi i dyqanit tha se kishte njolla gjaku në një pjesë të trupit të tij.

Incidenti ndodhi në një tren të Linjës Odakyu, midis stacionit Seijogakuen-mae dhe stacionit Soshigaya-Okura në Setagaya Ward.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb