Tre persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë brenda një stacioni metroje në Bruksel, që ndodhet pikërisht poshtë selisë së Komisionit Evropian.

Sipas mediave të huaja, i dyshuari, një 30-vjeçar, u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes. Një prej personave të plagosur është në gjendje kritike.

Nuk ka asnjë indikacion për terrorizëm, shtoi Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit.

Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close vlerësoi reagimin e shërbimeve të urgjencës në Twitter për “arrestimin e shpejtë të autorit”.

Makinat e policisë dhe ambulancat rrethuan zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman ishte i mbyllur për publikun, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit.

Bruksel 1
Bruksel 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb