Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë, kur një person ka sulmuar me thikë kalimtarët e rastit. Policia “nuk e konsideron” të mundshëm një motiv politik apo fetar.

Police: Four people injured in knife attack in Brigittenau neighborhood of Vienna; suspect arrested and religious or political motives “considered unlikely” https://t.co/wdiFTddSsb

— Factal News (@factal) October 26, 2021

Një 35-vjeçar austriak ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite , ka rrëmbyer një thikë dhe ka lëvizur kundër klientëve, të cilët nxituan të largoheshin nga zona. Ai i ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim kalimtarët.

Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është kapur nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: