Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një sulmi me thikë në qytetin e Algeciras të Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme spanjolle, e cila ka treguar se ngjarja ndodhi në afërsi të një kishe katolike.

Sulmuesi është arrestuar dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit. Ndërkohë, policia po heton incidentin për të përcaktuar natyrën e sulmit.

Spanja ka raportuar numër të madh të vrasjeve vitet e fundit, ku viktima ka më së shumti në radhët e gjinisë femërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: