Shtatë pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm me një automjet të ngarkuar me bombë ndaj një njësie ushtarake në provincën Ghazni të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tarik Aryen tha në një deklaratë për mediat se njësia ushtarake në rajonin Kotal Ravza në Ghazni u shënjestrua nga një automjet i ngarkuar me bombë.

Aryen deklaroi se shtatë pjesëtarë të sigurisë humbën jetën dhe 16 u plagosën në sulm.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb