ARLINGTON

Njoftohet se në sulmin me raketa ndaj bazës ushtarake Al-Taji në Irak humbën jetën dy ushtarë amerikanë dhe një britanik, si dhe janë plagosur 11 ushtarë të tjerë.

Zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it nën udhëheqjen e SHBA-së, koloneli Myles Caggins, tha se “Koalicioni konfirmon se ndaj kampit Al-Taji në Irak ku janë të vendosur forcat e koalicionit, u hodhën 15 raketa të vogla në orën 19:35 me orën lokale të mbrëmbjes më 11 mars”.

Caggins nuk ka ndarë informacion nëse ka pasur apo jo të vdekur dhe të plagosur në sulm, por zyrtarët amerikanë që kanë folur në median amerikane njoftuan se krahas dy ushtarëve amerikanë, ka humbur jetën edhe një britanik, si dhe që janë plagosur 11 ushtarë të tjerë.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se sulmi është kryer me raketa katyusha dhe duke vënë në dukje se DEASH-i nuk i posedon këto armë, ata kanë tërhequr vëmendjen që sulmi në fjalë mund të jetë kryer nga grupe të afërta me Iranin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb