Tre persona kanë humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në Çeçeni. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e rajonit të Çeçenisë. Mësohet se disa persona, ende të paidentifikuar sulmuan policinë.

Interfax dhe TASS thanë se sulmuesit hapën zjarr ndaj policisë, ndërsa media të tjera thanë se ata sulmuan oficerët me thika teksa u përpoqën t’i çarmatosnin. Në këtë zonë është duke u zhvilluar një operacion kërkimi ndërsa policia po heton sulmin.

Në Çeçeni dhe rajonet tjera ruse të Kaukazit të Veriut, kryesisht të populluara nga myslimanët ndodhin shpesh luftime midis forcave qeveritare dhe militantëve, kryengritja e të cilëve buron nga dy luftërat separatiste post-sovjetike në Çeçeni.

Kaukazi i Veriut në vitet e fundit ka qenë gjithashtu në epiqendër të dhunës së bandave kriminale të organizuara, pastaj mosmarrëveshjeve politike, rivaliteteve klanore dhe përhapjes së islamit militant.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: