Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar në mes të ditës në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë.

Mediat lokale raportojnë se viktima është dërguar me ambulancë në spital, pasi është plagosur në këmbën e majtë.

“Nuk dihet çfarë po ndodh aty. Një person është plagosur në këmbë. Është dërguar në spital”, tha zyrtari i policisë Lotta Svensson.

Raportohet se askush nuk është lejuar të largohet nga qendra dhe zona është rrethuar.
Sulmuesi është ende në arrati dhe nuk është identifikuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: