Një ngjarje e rëndë është shënuar në Afganistanin lindor. Të paktën 12 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë nga një sulm terrorist, që u mor përsipër nga talibanët.

Një fuoristradë tip “Hummer”, i tejmbushur me eksploziv, çau postbllokun e sigurisë dhe u fut para zyrës qeveritare në rrethin Sherzad, të provincës Nandraghar. Ajmal Umar, nënkryetari i këshillit provincial, deklaroi se të paktën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë mbetur të vdekur, e katër të tjerë janë plagosur.

Sulmi i përgjakshëm erdhi një ditë pasi talibanët hodhën poshtë pohimin e Washingtonit se kryengritësit nuk po respektojnë angazhimet e tyre sipas marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt të vitit 2020, duke vazhduar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb