BURKINA FASO– Ka përfunduar operacioni kundër militantëve të Al-Kaedës në një hotel luksoz në Burkina Faso. Pas operacionit janë liruar 126 pengje, mes tyre edhe një ministër, të rrëmbyer nga militantët.

Lajmin për lirimin nga pengjet të ministrit të Punëve Publike, Clement Sawadogo, e bëri publike kolegu i tij.

Ndërkaq, sipas raportimeve është sulmuar edhe një hotel tjetër aty pranë. Autoritetet në Brukina Faso u shprehën se forcat vendase dhe ato të Francës morën kontrollin e hotelit Splendid me katër yje. Sipas mediave të huaja, mes 15 terroristëve, ishin dy femra.

Ministria e brendshme e Burkina Fasos tha se forcat e sigurisë kanë vrarë tre persona të armatosur dhe ende po vazhdojnë kërkimet në hotelet e afërta për të qenë të sigurt se nuk ka militantë të fshehur. Pas depërtimit të militantëve në hotel, janë vrarë së paku 23 vetë dhe 33 të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Al-Kaeda.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: