ARABIA SAUDITE- Një sulm terrorist ka ndodhur ditën e sotme në një Xhami shiite në Arabinë Saudite, gjatë faljes së të premtes, ku 4 persona humbën jetën, e 18 të tjerë u plagosën. Dëshmitarët kanë raportuar për një shkëmbim zjarri me terroristëve dhe forcave të sigurisë.

Sipas pohimeve të “Al Arabiya”, duke cituar burime të paidentifikuara, thuhet se autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar.

Në të njëjtën kohë, disa banorë kanë thënë se aty ka ndodhur “një betejë e vërtetë mes forcave të sigurisë dhe pesë personave të armatosur”. Sipas “Al Arabiya”, në sulmin e ndodhur në Al-Ahsa, u plagosën të paktën 18 persona.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb