Të paktën dy persona u vranë dhe dy u plagosën në dy sulme me raketa të kryera nga organizata terroriste YPG/PKK mbi një automjet civil dhe një ambulancë në rrethin Al-Bab në veri të Sirisë.

YPG/PKK ndërmori një sulm me raketa kundër një automjeti civil në zonën Hazwan në perëndim të rrethit Al-Bab, i cili u pastrua nga terrorizmi me operacionin turk “Mburoja e Eufratit”.

Një ambulancë, e cila erdhi në vendngjarje për të trajtuar të plagosurit, u sulmua me një raketë nga organizata terroriste, e cila vazhdon praninë në jugperëndim të Al-Babit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalin në qendër të qytetit Al-Bab.

Në përgjigje të sulmit, Forcat e Armatosura Turke (TSK) shënjestruan pozicionet e organizatës terroriste YPG/PKK në jugperëndim të Al-Babit me obus.

Rrethi Al-Bab në Sirinë veriore u pastrua nga organizata terroriste DAESH në shkurt 2017 si pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb