Dy ushtarë vullnetarë hapën zjarr ndaj trupave të tjera në një poligon të qitjes ushtarake ruse pranë Ukrainës. Raportohet se të paktën 11 ushtarë janë vrarë dhe u plagosën  15 të tjerë, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-vend sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes, përpara se të vriteshin nga forcat ruse. Ministria e quajti incidentin një sulm terrorist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: