Tre palestinezë të tjera janë vrarë nga forcat izraelite, pranë një fshati në Bregun Perëndimor ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas banorëve të zonës, forcat izraelite bastisën fshatin Jaba, kur rrethuan një shtëpi ku pati një shkëmbim zjarri dhe një person u arrestua.

Operacioni erdhi disa ditë pasi forcat izraelite bastisën një kamp refugjatësh në Jenin dhe vranë gjashtë luftëtarë militantë palestinezë, duke përfshirë sulmuesin e Hamasit të dyshuar për vrasjen e dy kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor më 26 shkurt.

Forcat izraelite kanë kryer pothuajse bastisje ditore në të gjithë Bregun Perëndimor për muaj të tërë, duke bërë mijëra arrestime dhe duke vrarë më shumë se 200 palestinezë, duke përfshirë luftëtarë dhe civilë. Gjatë të njëjtës periudhë, më shumë se 40 izraelitë janë vrarë në sulmet e palestinezëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: