IRAK- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë ndërmarrë 31 sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, ka njoftuar mbrëmë ushtria amerikane.


Njëherësh, autoritetet e Jemenit kanë njoftuar se nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, që mendohet se ishte aeroplan amerikan, janë vrarë katër pjesëtarë të al-Kaidës, që udhëtonin me veturë në Jemen.


Ky sulm ajror është kryer dje në Mukalla, që është kryeqytet i provincës lindore Hamramavt, ku dega e al-Kaidës në Jemen, që konsiderohet më e rrezikshmja, më herët këtë vit e kishte marrë kontrollin.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: