Sulmet të ashpra me bombardime nga ana e ushtrisë ruse janë regjistruar në qytetin e Dnipro në rajonin juglindor të Ukrainës. Pamjet që shihni tregojnë se zjarrfikësit tentojnë të shuajnë zjarret e fuqishme në godina.

Të paktën një person është raportuar i vdekur në Dnipro deri më tani. Ky fakt konfirmohet nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. “Rreth orës 6:10… ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një pallat “, tha SES.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke i vënë flakën. Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: