Dy gra dhe një vajzë 9 vjeçe humbën jetën pas sulmeve gjatë natës në Kiev. Raportohet për të paktën 14 të plagosur, shumë prej të cilëve kanë kërkuar trajtim spitalor.

Sulmi raketor u kap, deklaroi Ukraina, por mbeturinat “qartësisht zbritën në një zonë banimi”.

Disa banesa u goditën nga mbetjet e raketave duke pësuar dëmtime të shumta. Një pjesë ranë mbi një kënd lojërash në një klinikë fëmijësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto sulme ndaj kryeqytetit po bëhen përsëri rutinë për njerëzit në Kiev. Ditët e fundit, Kievi është zgjuar nga sirenat dhe tentativat për sulme raketore, 90% e tyre janë kapur nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: