Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, ka folur pas sulmeve me raketa që ranë në qytetin perëndimor të Ukrainës disa orë më parë.

Ai thotë se impakti i goditjeve është ende duke u përcaktuar, por tre nënstacione elektrike janë goditur duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dy personave janë duke u dhënë trajtim mjekësor pasi janë lënduar.

Ndërprerjet e energjisë po prekin edhe disa objekte mjekësore, thotë ai në një përditësim në Telegram, dhe bombardimet kanë shkaktuar “dëm serioz” në infrastrukturën komunale, me shumë xhama të thyer dhe ndërprerje në furnizimin me ujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb