Sulmi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS ndaj SPAK ishte ne fokus te debatit në emisionin “Open”News24.

I ftuar në studio, analisti Neritan Sejamini e ka konsideruar një dështim dhe turp Reformën në Drejtësi nisur nga deklaratat e kryeministrit Rama. Sejamini u shpreh se këto deklaratat të kthejnë pas në kohë para 7 viteve me një organ që aq shumë u investua dhe shikon që nuk ka funksionuar.

Ndërkohë për ish-deputetin e PS, kjo reformë nuk mund të quhet dështim ndërkohë që kryeministri Rama nuk ka ndërhyrë ne vendimet e SPAK por vetëm ka kërkuar vijimet e hetimeve. Sipas tij SPAK nuk duhet të flejë më dhe mos të zvarrisë çështjet.

 

Sejamini: Të duket sikur je në vitin 2015 kur i thua shqiptarëve pse duhet një Reformë në Drejtësi dhe pas 7 vitesh me një drejtësi të munguar të dëgjosh këtë të duket sikur je në një botë surrealle, sikur ke qenë në gjumë. Kjo është një pranim se kjo reformë ka dështuar, ka marrë fund. SPAK-u që u investua aq shumë duke mbrojtur të mirat që ka sjellë tani na thotë se kjo nuk ka funksionuar, një turp i jashtëzakonshëm.

Hyseni: Kjo ishte reforma më e madhe e Shqipërisë në këto 30 vite. Unë nuk bie dakord. Edi Rama është konsistent në deklaratat e tij, i ka shkundur dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë.

Sejamini: A nuk duhet të ishte e pavarur?

Hyseni: Ai ka kërkuar hetime, jo vendime. Rama nuk është aty nga askush. Ka përgjegjësinë e shqiptarëve që ishin dakord me këtë reformë. Tani është i kompletuar dhe nuk i falet të flejë mbi dafina mbi qindra kallëzime. Të sjell në vëmendje raste që presin drejtësi. Hetimi nuk mund të zvarritet.

Sejamini: Pas 8 vitesh çfarë prokurorie e reformuar është kjo?

Hyseni: Ja pra bashkohemi bashkë, por jo që ka dështuar.

Sejamini: Justifikimi i reformës ishte që të mos e shkundi Kryeministri. Ju në një akt të paprecedentë nxorët zgjedhjen e prokurorëve jashtë Parlamentit. Ndërkohë na thoni se bën Kryeministri një kallëzim dhe ajo nuk reagon. Është falimentim

Hyseni: Kryeministri kërkoi që të punohet me të gjitha anët e motorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb