Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, komenton sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor për vaksinat anti-Covid.

Për Tritan Shehun sulmet e Ramës ndaj BE-së shprehin orientimin e tij anti-Perëndimor dhe anti-Evropë.

Reagimi i Shehut:

Sulmet e Rames ndaj BE e Frances shprehin orientimin e tij anti Perendim e Europe. Ndjeva nje keq ardhje te madhe per vendin tim duke lexuar reagimin e drejte te Ambsades se Frances mike ndaj anatemimeve te Rames, qe jo vetem synojne te hedhin nje mjegullnaje mbi deshtimet e tij ndaj epidemise Covid.

Ato mbartin ne vet vete shume me teper, mbartin nje pozicionim te qarte politik te Rames, qe synon largimin e Shqiperise nga rruga Europiane e Perendimore, pikerisht sepse autokracia, shkeljet e demokracise, anti drejtesia, denigrimi e shperfillja e qytetareve jane te pa pranueshme per ate Familje te Madhe, se ciles ne i perkasim e ku aspirojme te jemi pjese integrale.

Kjo duket qartesisht ne te gjitha hapat politike, veprimet, pozicionimet, qe Rama ka ndermare ne te gjitha keto vite, me nje cmim te rende e te dhimbshem keto per Shqiperine, shqiptaret e te gjithe Rajonin tone. Une e mirekuptoj Ambasaden e Frances kur e pyet Ramen, se si mund te akuzohet keshtu nga ai nje vend mik!
Por ceshtja une mendoj tashme duhet te shtrohet ndryshe: a e konsideron ai Francen, BE vende mike?

Sic duket ai ka nje tjeter koncept e drejtim per “vendet mike”, diametralisht e ndryshme kjo me ndjenjat e interesat jetike te shqiptareve ne terresi.
Fatmiresisht tashme 25 Prilli nuk eshte larg!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb