Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku ka reaguar për sulmet e Ramës ndaj tij dhe kandidatëve të tjerë.

Marku kërkon që mos i përgjigjen Ramës deri më 25 prill, ditën kur sipas tij kryeministri do të shporret.

Ai thotë se PD tashmë duhet të mos humbë kohë me Ramën, por të paraqesë alternativën për ndryshim.

Mark Marku prej zyrtarizimit të kandidaturës me PD është një nga më të sulmuarit nga Edi Rama, i cili së fundmi së bashku me Agron Gjekmarkajn e Albana Vokshin i cilësoi si ministrat e arsimit të KÇK-së.

STATUSI NGA MARK MARKU

Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua.

Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.

Mos ju përgjigjni! ?

Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve.

Nuk kemi kohë për të humbur me të. ☠️

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.

Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.

#ShqipëriaFITON #LezhaFITON #DitëMëTëMiraDoTëVine

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb