UNRWA e konsideroi sulmin si “të tmerrshëm” ndërsa shtoi se ka raportime për një numër shumë të lartë të viktimave.

“Informacionet që vijnë nga Rafah për sulme të mëtejshme ndaj familjeve që kërkojnë strehim janë të tmerrshme. Ka raportime për viktima masive, duke përfshirë fëmijë dhe gra në mesin e të vrarëve. Gaza është kthyer në një ferr mbi tokë. Imazhet nga mbrëmja e kaluar janë një tjetër dëshmi për këtë”, shkruhet në një postim në rrjetin social “X” të agjencisë së OKB-së.

Zyrtarët palestinezë të shërbimit shëndetësor dhe të emergjencës civile thanë të dielën nga sulmet ajrore izraelite të vrarë të paktën 35 palestinezë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: