Dy shpërthimet e djeshme kamikaze, të shënuara në jashtë aeroportit të Kabulit, nuk ka trembur aspak qytetarët. Ata shihen me mijëra brenda hapësirës së aeroportit, për t’u larguar nga vendi.

Pamjet janë bërë virale nga gazetari i Wall News, Guy Elster.
“Kështu duket dëshpërimi. Turma njerëzish në aeroportin e Kabulit këtë mëngjes, pavarësisht masakrës së djeshme. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po paralajmërojnë për sulme të reja”, shkruan gazetari.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë të një dite më parë, autorësinë e krimit e mori përsipër dega e ISIS në Afganistan. Deri më tani, 12 marinsa amerikanë dhe mbi 100 afganë raportohen të vdekur, ndërsa të lënduarit janë me qindra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb