Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë për ndalimin e publikimit në media të informacioneve që kanë rrjedhur si pasojë e hakerimit të të dhënave në vend. Shehu tha se medias “ nuk mund t’i mbyllen as sytë e as veshët, e aq më pak goja”.

Sipas tij “media në këtë rast shërben si “një këmbanë” e fortë alarmi e sensibilizimi të opinionit për sa po ndodh dhe rreziqet që paraqet kjo për stabilitetin e vendit”.

“Kesaj i thone “kur nuk ke cfare t’i besh gomarit i bije samarit”!
Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera ne vend qe te kercenoje mediat, duhet:
— Te mbrojne te dhenat sensitive nga hakerimi, gje per te cilen jane shpenzuar miliona e miliona E.
—Te sqaroje pse arrihet kaq lehte te zbulohen te dhenat sensitive ne Shqiperi, gje qe po perseritet prej kohesh.
—Te kerkojne denimin e atyre qe jane pergjegjes ne Shqiperi per ndertimin e nje sistemi te tille kaq vulnerabel te mbrojtjes se atyre te dhenave.
—Te identifikojne kush e ka realizuar hakerimin, te kerkojne qofte dhe denimin e tyre formal, etj.
Keto jane detyrat e policise, prokurorise e te shume institucioneve te tjera.
Nuk eshte kercenimi e denimi i medias, qe i ka marre keto te dhena nga burime te publikuara me pare, as detyra dhe as e drejta e tyre ne nje vend demokratik.
Perkundrazi, media ne kete rast sherben si “nje kembane” e forte alarmi e sensibilizimi te opinionit per sa po ndodh dhe rreziqet qe paraqet kjo per stabilitetin e vendit.
Medias nuk mund t’i “mbyllen” as syte e as veshet.
Aq me pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!
Kjo eshte demokracia.
Eshte e pa lejueshme te perdoren akte kriminale te realizuara nga te tjere ne nje terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracise.
Per te cunguar lirite e medias’, shkruan Shehu.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat. Sipas njoftimit, AMA dhe AKEP do të mbledhë të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb