Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbledhur këtë të hënë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku për rreth dy orë është diskutuar për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, prokurori i përgjithshëm Olsjan Çela, drejtori i përgjithshmit i policisë Muhamet Rrumbullaku, kryetari i komisionit të sigurisë Nasip Naço, zv. ministri i brendshëm Besfort Ramallari, shefi i shtabit të përgjithshëm i FA Arben Kingji, si dhe zv/drejtori i ShISH, Olian Kanushi.

Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.

Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete. Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Agjencitë e ndryshme Amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Kujtojmë se Irani sulmoi fillimisht faqet zyrtare qeveritare online të vendit tonë, si dhe sistemin TIMS e MEMEX, ndërsa herë pas here hakerat publikojnë informacione nga baza e të dhënave të shqiptarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb