Në emisionin “Open” në News24, u diskutua për sulmet kibernetike dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

I ftuar në emision, Arben Çuko ekspert për çështjet e Sigurisë tha se Shqipëria u sulmua nga një fuqi e madhe, duke shtuar se kapacitetet teknike të një vendi të vogël si Shqipëria nuk mund të ngrihen për pesë ditë.

Pjesë nga biseda:

Eksperti Çuko: Një mbledhje e Këshillit të Sigurimit nuk e zgjidh dot. Këta hakerat, nuk janë të zakonshëm, janë pjesë e njësisë iraniane të luftës elektronike dhe jemi sulmuar nga një nga fuqitë liderë botërore të luftës elektronike. Pra duhet të kuptojmë se dhe është e qartë se jemi sulmuar nga një njësi e luftës elektronike dhe nga shtet lider në kibernetikë. Amerikanët kanë filluar të bëjnë plane për ngritjen e komandës së pestë strategjike. Pra edhe komandën e luftës kibernetike. Jemi sulmuar nga një fuqi shumë e madhe.

 

Gazetarja Lala: Ju duket normale që presidenti I vendit reagoi 4 muaj me vonesë?

Çuko: Unë e shikoj çështjen më thjeshtë, Jemi në mes të një beteje.

Lala: Qeveria nuk ka bërë transparencë.

Jemi në mes të një beteje dhe nuk mund të japësh planet tuaja. Aleatët tanë më të fuqishëm janë në krahun tonë. Kapacitetet teknike që i kërkojmë strukturave shtetërore të luftës kibernetike nuk ngrihen për pesë ditë. Kapacitetet teknike të një vendi të vogël si Shqipëria nuk mund të ngrihen për pesë ditë. Mos kujtoni se jemi sulmuar nga një grup hajdutësh elektronikë.

Avenir Peka: Këshilli i Sigurisë kombëtare përcaktohet si organ konsultativ i Presidentit të Republikës. Në kohë paqe presidentin nuk ka asnjë rol. Me trajtimin që i bën ekzekutivi presidentit e kthen atë akoma dhe më keq. Në strategjinë e sigurisë kombëtare miratuar nga PS në 2014, përcaktohet edhe strukturat që janë përgjegjës. Ajo që presidenti mund dhe duhet të bënte , duke qenë se përfaqëson unitetin kombëtar, nuk duhet të priste kaq kohë për ta mbledhur, por më parë. Kjo edhe për të përçuar një mesazh sigurie, por edhe një mesazh të bashkëpunimit me forca të tjera. Presidenti ka të drejtë të ftojë këtë të dojë. Si p.sh, opozita duke mos pasur informacion të saktë të flasë, por është detyrë e qeverisë që të orientojë. Por këtë pjesë e ka privatizuar kryeministri. Strategjia e sigurisë kombëtare është instrumenti më kryesor.

A duhej bërë pjesë opozita për këtë çështje?

Avenir Peka: Opozita nuk ka mekanizëm zgjidhjeje sepse institucionet I ka qeveria. Opozita mundet qe vërejtjet që ka ti parashtrojë. Duhet të ishte një proces gjithëpërfshirës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb