Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur sot në parlament për sulmet kibernetike. Ai tha se ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

Sipas Salianjit, ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria. Ai theksoi se miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por ose për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive.

“Përveç deteve, përveç humbjes së kontrollit në territor. Shqipëria ka humbur një betejë të fortë. Ende nuk ka informacion për agresionin kibernetik. Nuk ka informacion parlamenti, nuk ka informacion kom i sigurisë. Jo se nuk kemi informacion, se e kemi nga burime prestigjioze si FBI-ja. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.
Tha një koleg se ne sulmohemi dhe i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA-të, ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria. Miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por ose për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive.
Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të gjetur përgjegjësit. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri. Hakerimi ka nisur në maj, një muaj pas zgjedhjeve, pasi qeveria ua ka lehtësuar me nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.
Një thotë antivirusi nuk ka funksionuar siç duhet, hakerat e kanë çaktivizuar për muaj të tjerë dhe nuk i ka rënë në sy askujt.
Si ka mundësi? Këtu a ka ndonjë përgjegjës? Nuk janë përditësuar sistemet e operimit dhe aplikacionet sipas rekomandimit të kompanive, cila është arsye.
Prej muajsh, e thotë FBI-ja, janë publike. Ka ndonjë përgjegjësi qeveria? Merremi me dokumentet e hartave.
Çfarë reagimi ka bërë qeveria pas këtyre. Ka dalë Edi Rama jemi sulmuar, por e kemi zmbrapsur. Ka thënë që nuk kemi asnjë të dhënë sensitive që ka dalë apo që shqetëson shtetin. Kur s’kemi asnjë të dhënë sensitive, si reagon Prokuroria. Km dhe njëherë tjetër përgënjeshtrohet, le që është përgënjeshtruar nga dok të klasifikuara që kanë dalë në publik.
Kush është personi nëse është përgjegjësi personale. Ku kanë shkuar paratë, 195 mln euro. Si e zgjidh qeveria nëse dalin të dhënat e bashkëpunëtorëve të policisë së shtetit. Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur dhe nuk mund të kalojë kështu. Keni 10 vite në pushtet, ne jemi votuar për të mbajtur përgjegjëse qeverinë dhe ata që paguhen me taksa, pa ndërhyrë, pa i dhënë urdhra PS nga kongresi. Ne e kemi inkurajuar dhe kemi shkuar duke i dhënë besim nëpërmjet kallëzimeve penale.
Jo duke kaluar çdo gjë që ndodh në këtë vend, duke i dhënë elementët e një të shkuare. Jo me retorikë politike”, tha deputeti i PD.

Duke u ndalur te greva e pedagogëve dhe situata ekonomike, Salianji tha se si PS dhe qeveria po përpiqet t’i menaxhojë duke pyetur se ku i çon paratë.

“Çmimet janë rritur mesatarisht 30 %, ju keni propozuar rritje për çdo nivel me 10%. Paratë që mbledh shteti më shumë i çon te kompanitë private. Dy prej kompanive oligarke që marrin tendera kishin deklaruar 17 milionë euro fitim njëra, tjetra 20 e kusur milionë euro fitim, njëra quhej Gjoka, tjera quhej Albstar, kanë marrë para nga qeveria, nga taksat. Ata që janë të varfër iu merrni shpirtin, ata që janë të pamundur i lini aty. Pse nuk po dalin më ministrat te këto ndërtimet”, deklaroi Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb