Në një komunikim për mediat , Flamur Noka tha se hakerat iranianë dhe rusë kanë në dorë çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë duke akuzuar qeverinë Rama se nuk bënë transparencë.

Më tej Noka theksoi se hackerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna.

“Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk njeh limit., kërkojnë të mos kenë dijeni deputetë të opozitës për gjëra që kanë dijeni sot vende dhe shërbime jo mike.

E gjitha rrotullohet rreth faktit se shqiptarët nuk duhet të informohen dhe nuk duhet të kenë transparencë sa i përket cënimit të sigurisë kombëtare. Drejtori i komanduar i SHISH nuk tha asnjë gjë. U konfirmua që është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX i Policisë së Shtetit që cënon rëndë sigurinë kombëtare.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb