Sulmet ajrore të koalicionit kundër ISIS, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shkatërruar një bankë të përdorur nga militantët e ISIS në qytetin irakian, në Mosul. Një zyrtar i SHBA-së është shprehur se dy bomba nga 900 kg kanë goditur bankën këtë të hënë. Ai ka vlerësuar se miliona dollarë të fituara nga ISIS përmes shitjeve të naftës dhe grabitjeve janë shkatërruar. Koalicioni ka rritur sulmet ajrore ndaj zonave naftëmbajtëse të ISIS dhe ka goditur një ose dy ndërtesa më parë ku ISIS mbante paratë por sulmi i kësaj të hënë konsiderohet si më i forti deri tani, është shprehur më tej zyrtari amerikan.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: