Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital pas shpërthimeve të shumta që goditën kryeqytetin mëngjesin e kësaj të diele.

“Në lidhje me shpërthimet e mëngjesit të sotëm në qarqet Darnytskyi dhe Dniprovskyi të kryeqytetit, aktualisht nuk ka viktima nga sulmet me raketa në infrastrukturë. Një person u shtrua në spital”, tha Klitschko në Telegram.

Ai tha se shërbimet e qytetit janë ende duke operuar në zonat e prekura. Rusia “vazhdon të lëshojë raketa dhe të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: