Presidenti Volodymir Zelensky, ka njoftuar se sulmet e njëpasnjëshme ruse kanë bërë që të ndërpritet energjia elektrike në vend.

Presidenti ukrainas tha se shumë rajone janë prekur, ndërsa paralajmëroi se rreth gjysma e Kievit në ditët në vijim do të mbetet pa energji elektrike.

Gjatë natës, shumë raketa goditën infrastrukturën dhe banesa pranë qytetit jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët rajonalë.

Sakaq nuk u raportua për viktima.

Më tej Zelensky tha se furnizimet me energji elektrike prekën gjithashtu Moldavinë fqinje, duke dëshmuar se veprimet e Rusisë ishin “një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë rajonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: