BRUKSEL – Terroristët gjunjëzuan sot kryeqytetin e Europës, me një sërë sulmesh me bomba, duke shkaktuar 23 viktima dhe rreth 50 të plagosur.

Pas shpërthimeve janë evakuuar të gjitha institucionet evropiane në Bruksel, ndërsa Parlamenti Europian ka anuluar të gjitha mbledhjet.

Katër shpërthime u dëgjuan brenda dy orëve në aeroportin “Zaventem” dhe në metrotë kryesore të Brukselit, shumë pranë institucioneve të Bashkimit Europian.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar thirrje në arabisht dhe të shtëna me armë para se të ndodhin dy shpërthimet në aeroport.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: