BRUKSEL – Prokuroria belge njoftoi se shtetasi Mohamed Abrini, i arrestuar të premten në Anderlecht, akuzohet për sulmet terroriste në Bruksel, pasi ai e pranoi se ishte njeriu me kapele që ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Brukselit.

Mohamed Abrini pranoi se ishte i pranishëm në momentin që ndodhën shpërthimet në aeroportin Zaventem, por më pas u largua pa shpërthyer bombën e tij. Abrini ka shpjeguar se xhaketën që mbante veshur e ka hedhur në një kosh, ndërsa kapelën e ka shitur për të humbur gjurmët.

Mediat bëjnë të ditur se terroristi ka rrëfyer se kamikazët do të shpërthenin në Paris më 22 mars, por pas arrestimit të Salah Abdeslam, u vendos që sulmet të kryheshin në Bruksel.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb