NGA: MIRSAD RAKAJ*
SHKODER- Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka dënuar sulmet terroriste nё Bruksel, duke i quajtur sulme tё cilat i atribuohen islamit pёr tё prishur qetёsinё dhe paqen mes njerёzve. Duke folur pёr News 24 Myftiu Sytari i ka bёrё thirrje komunitetit qё islami nuk ka asnjё lidhje me ngjarje tё tilla.

“Terroristёt janё tё angazhuar pёr tё prishur paqen dhe qetёsinё mes njёrёzve. Ne si komunitet fetar distancohemi nga kёto sulme cnjerёzore qё i atribuohen nё shumё raste fesё islame pёr tё dёmtuar imazhin e saj.Sulmet vrastare, marrja e jetёs sё njerёzve tё pafajshёm si dhe alamrmet e ndryshme nёpёrmjet kёtyre veprimeve nuk kanё tё bёjnё aspak me fenё tonё por as me frymёn e besimit nё pёrgjithёsi”, shtoi Sytari.

Ndёrsa i pyetur se a duhet shteti shqiptar tё hap kufijtё pёr refugjatёt sirianё dhe ato qё vijnё nga vendet e luftёs Myftiu Sytari tha “Cёshtja e refugjatёve sirianё nuk lidhet direkt me komunitetin musliaman. Kjo ёshtё njё cёshtje qё i takon shtetit dhe nёse ai ёshtё i gatshёm tё tregohet bujar atёherё pse nuk duhet qё ti presim. Normalisht edhe ne si myftini jemi tё gatshёm pёr tё pritur vёllezёrit tonё. Shqiptarёt janё popull bujar dhe popull qё i kanё hapur derёn mikut dhe nevojtarit.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: