Presidenti turk Tayyip Erdogan është i vendosur se vendi i tij nuk do të presë refugjatë nga Afganistani pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Sipas meiave turke, Erdogan theksoi edhe një herë se Turqia nuk mund të strehojë refugjatë të tjerë pasi tashmë ka marrë rreth pesë milionë .Duke folur për talebanët, Presidenti turk tha se mesazhet që ata dërgojnë janë optimistë, por gjithashtu kanë nevojë për hapa të qartë nga ana e tyre.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin, tha se operacioni për largimin e ushtarëve turq ishte duke u zhvilluar.
Siç sqaroi ai, të gjithë ushtarët turq do të jenë larguar brenda 36 orëve .

Në të njëjtën kohë, ai tha se janë marrë masa për të parandaluar kalimet nga Irani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb